Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritXhemajli Shala-Hëna sonte

Xhemajli Shala-Hëna sonte

Hëna sonte

Hëna sonte
Defiliuar vetëm
Në kozmos ajo
Sonte vallëzon

Oj hënë sonte
Mua më ndjenë
Dua diç të ankohem
Nëse më dëgjon

O hënë sonte
As vetë sedi ku jam
Rrugë e humbur
Para fatit qëndron

O hënë kam një lutje
Më gjej mallin dhe
Kujtimet e vjetra
Pa këto vetja ime s’jam

I lutem hënës ajo vetëm
Buzëqesh asnjë hall timin
Nuk e dëgjoj ndoshta hëna
Është lodhur nga ankimet
E shumta të njerëzisë

Unë mbetem vetëm sonte
Nën shoqërinë e hënës
Mes yjeve nusërohet duke
Harruar ankimin tim

Pa mallin dhe kujtimet
E vjetra jeta nuk e ka
Lezetin e vetë ta duam
Njëri tjetrin këtë jetë
Vetëm asgjë nuk paska lezet

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT