Thursday, February 6, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci-VALË E RREBELUAR

Hamit Majkovci-VALË E RREBELUAR

VALË E RREBELUAR

Bjeshkës ujvarë ashpër këndove
e njëjta gjuhë foli mbi gur
shtratit të vjetër me zë të ri ushtove
pse s’e shuajte etjën kurrë


Kodrave lëshoheshe e rrebeluar
në pranverë kur shkrihej bora
gurët e shqipes duke i uruar
sikur qiellin që e bekon shqiponja


Dhe ngjyrë të kuqe pate furtunës
përmbi dhimbje shqip lëshove zë
se çfarë plage pate udhës
veç fatit të keq nuk mund t’ia lë


Ashpërsi e bjeshkëve të mia
sa herë mjegulla mbi ty u vë
brigjeve e etur të ecëte hija
tinguj të shqipes nuk pranonte tjetër zë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT