Wednesday, February 5, 2025
BallinaLajmePas dëshmisë në Speciale, Remi lajmërohet në Facebook: E rëndë t’i kisha...

Pas dëshmisë në Speciale, Remi lajmërohet në Facebook: E rëndë t’i kisha përballë bashkëluftëtarët

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, pasi përfundoi dëshminë në Dhomat e Specializuara, deklaroi se ishte e rëndë ndjesia që t’i kishte përballë bashkëluftëtarët “me akuza aq të drejta”.

Remi shkroi në Facebook të martën se rrugën e relativizimit të fajit e ndjek politika serbe e mbështetur nga Rusia, ndërsa shtoi se “edhe drejtuesit më të moderuar të partive politike dhe të shtetit”.

“Nuk ka relativizim të faji. Ky relativizim sa i pamoralshëm po aq i palogjikshëm, përfundoi me një kategorizim absurd dhe cinik: ata që sulmonin, ata që masakronin, ata që zbatonin strategjinë e tokës së djegur, ata që e pastronin etnikisht një territor të huaj, ata që ishin në tokë të huaj. Rrugën e relativizimit të fajit e ndjek politika serbe e mbështetur nga Rusia, madje edhe drejtuesit më të moderuar të partive politike dhe të shtetit”, ka shtuar ai.

Sipas Mustafës, Serbia me zell po vazhdon ta zbulojë fajin e të tjerëve, ndërsa nuk distancohet nga krimet “që ka bërë një regjim, një shtet, njerëz konkretë në kohë dhe hapësirë të caktuar”.

“Asnjë shpifje kundër të tjerëve, veçmas UÇK-së, asnjë imputim nuk mund ta zhbëjë katrahurën që shkaktoi politika kriminale e një regjimi, i cili duke indoktrinuar të tjerët e indoktrinoi veten, siç shihet, përjetësisht”, ka thënë ish-komandanti i UÇK-së.

Ndërsa, në Dhomat e Specializuara ka nisur dëshminë Francis Ladëidge, oficer i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë, që gjatë luftës ka shërbyer në Kosovë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT