KONVERTIM
Në një urnë prej guri,
trupi i bardhë u ngujua i konvertuar në të hirtë.
Prandaj,
as edhe një pikë fjalë nuk të ka mbetur,
s’të ka mbetur asnjë zë mashtrimi për të shuar etjen e natës,
çdo gjë të mbeti në arzë të fytit, e tharë.
Çdo fjalë u dogj në krematoriumin e ngasjeve të mëkatshme.
Çdo gjë të rodhi në bisht syri,
për të qarë rrëfimet e mbetura
nëpër gjurmë gjarpri të hequra trupit tënd.
Dhe, siç e shënuam në kryet e shtratit:
në një urnë prej guri,