Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritSanie Tushi RRokaj-JETA NUK ËSHTË LODËR.

Sanie Tushi RRokaj-JETA NUK ËSHTË LODËR.

JETA NUK ËSHTË LODËR.

Ehh… jeta .. nuk është lodër
Ta përdorësh siç do ti..
Jeta është detyrim
familjen ta mbash në gji .


Familja do durim …
Do rregull e mirëkuptim
….Mos ..kujdes me jetën ..
Se asgjë tjetër ..
nuk do kishte kuptim.


Në sfidat e përditëshme të jetës
Ka shumë vështirësi
Ngjitesh në majën e malit
Dhe zbret në të poshtme me furi .

Por s’do të thotë se humbi
……besimi ..
Dhe mbaroi gjithçka.. në këtë jetë
Se vështirësitë që kalon .. kanë urë
Të hequra dërrasat
Të mos futesh në boshllëkun përjejetë..


Familja dhe jeta në bashkëbisedim të dyja
Mos të njohim fjalën” “Lamtumirë “
Të mbajnë gjithçka të ndezur
Të triumfoi dashuria e mbirë.


Mere në duar jetën …
Zotëroje me forcë e guxim
Mos u tremb nga vështirësitë
Qe të dalin në këtë udhëtim

.
Është udhëtim i vështirë
Hëna s’duhet të ngrije në asfalet e vështira
Të jetë e plotë dhe jo e mëngët
….plot dritë …
Gjatë udhëtimit të diellta .


Paralelet e ftohur ku jetët na nderen
Sensin e kohës mos e humbisni.
Paqja dhe qetsia me dëshirat e pritjes
Gjithçka të bukur e realizon.


Mos i thoni në çift fjalët si përralla
. Që tu ikin nga shtegu i zemrës pa fjalë
Se dashuria e jetës nuk vishet me arna
Por me gjëmim fjalësh plot zjarr.


Ecni …..mos bini në pesimizëm …
Se gjithëçka në jetë i shikon
Se jeta kjo është ..
Me sfida dhe furtuna
që njeriu i kalon.


Veç familjen mbani gjallë
Se dielli lind e perëndon
Veç ju zgjidhni agimet
Ku dielli kurrë nuk perëndon


Jepi buzëqeshje jetës .
Jepi bukuri e shkëlqesi
Mos e lini tu iki nga duart
Se gjën dot as në thellësi .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT