Friday, June 27, 2025
BallinaTurizmiZogaj në Shkodër, fshati i njohur prej shekujsh për peshkimin, bimët mjekësore

Zogaj në Shkodër, fshati i njohur prej shekujsh për peshkimin, bimët mjekësore

Zogaj në Shkodër, fshati i njohur prej shekujsh për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër dhe veçanërisht për klimën alpine!

3-4 km përtej Shirokës shtrihet, përgjatë liqenit, Zogaj, një tjetër lagje kjo e qytetit të Shkodrës, në kufi me Malin e Zi.

Zogaj është e njohur si një fshat i vjetër peshkimi dhe së bashku me Shirokën janë ndër zonat më të bukura të Shqipërisë së Veriut. Kjo zonë shquhet edhe për prodhimin e qilimave tradicionale.

Zogaj është e njohur jo vetëm për peshkimin, bimët mjekësore, natyrën e virgjër dhe klimën alpine, por dhe për gatimet tradicionale. Këtu mund të gjeni tavën e famshme të krapit, gatimin tradicional të këtij peshku, të cilin banorët e ruajnë me fanatizëm.

Kjo zonë të jep shumë mundësi argëtimi, sepse ka ujëra të pastër dhe një natyrë të paprekur. Plazhet e zonës që janë publike, skela që shërben si trampolinë, varkat që mund të merren me një çmim simbolik për të lundruar dhe shtëpitë e vjetra që mund të shërbejnë si bujtina; janë atraksionet dhe mundësitë ideale për të bërë pushime të lira dhe të mrekullueshme.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT