Plagë…
U ktheva të shoh pas,
nuk e bëj shpesh…
Mendova të gjtha plagët
fustan ti vesh!
Ne gjoks, plagët e jetës
prap gjak pikojnë,
Në shpinë, ato t’pabesat
më s’më helmojnë…
Në bel, një rrip bojëhini
frymën më zë…
Ne shpirt, mjalt i pelinit
zgjon plagë që fle…