JETOJ
Jetoj i mbuluar nga retë,
i rrethuar nga deti
i burgosur në vetvete
dashuruar me shumë gra
i yjësuar nga shpresat…
Si një murg pa gjuhë
lexoj përballë dritares
orakullin e qiellit…
Dua ti jap ditës dritën
dhe njerëzve të vërtetën!
Dashuroj lirinë
po ku është liria tjetër?
Ngado që atë ta kërkosh
E gjen veç në zemër…