Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-Hija e ndarjes që ngeli pas.

Bukurie Bucpapaj-Hija e ndarjes që ngeli pas.

Hija e ndarjes që ngeli pas.

Vjeshtë ishte , binte shi aq sa qielli nuk mbante dot zemërimin e tija. Ajo duke qarë prapa perdes tyl i bardhë vështronte hapat e tija tek ecte me të shpejtë, a thua po e gjurmonte njeri.Mendonte në heshtje tek sa qante me shiun bashkë.-Si do jetoj pa të? pa syte e tij , pa përkëdheljet e tija , pa zënkat madje . Kishte kohë që ndiente largimin e tij nga ajo. Dikush kishte zënë vendin e saj.

E para pyetje që lëvroi mendimin e saja ishte;

Mos vallë është më e bukur se unë?Vallë ç’farë kishte ajo që unë nuk e kisha?

Çudi si u shua gjithë ajo dashuri, sikur kurrë mos të ketë ekzistuar, sikur erdhi nga askushi e iku nga hiçi.- Tmerr, si ndodhi kjo ndarje aq papritur, si vdesin qelizat flakëdane të ndienjës së zjarrtë?.

Ai u tall me mua – i bënte pyetje vetes mbas asaj perdeje që u bë si skena e një drame ku mbyllet teksa shfaqja mbaroi. O zot – tha Blerina po çmëndem.

Mori një gotë verë , lëshoi ca këngë balada. Tek përbinte dhimbjen e saj rreth asaj gote të qelqtë, qeshi me veten .

Kaq e dobët je ti ?- Nuk ekziston vetëm ai në këtë botë .

U ngrit nga tavolina nxitimthi përsëri vajti tek dritarja vështronte hijen e tija tek largohej drejt stacionit të autobuzit. Vështronte kalimtarët – sa mirë ata nuk vuajnë nga dashuria në këto momente siç po vuaj unë. Dëgjonte muzikën , pinte gllënkat me verë. Për çudi pikat e shiut iu dukeshin sikur vallzonin si balerina mbi asfalt. E ulëriti me sa zë që kishte.

Të urrej shi sonte e urrej këtë natë të 29 të Nëntorit. E urrej këtë botë të padrejtë.

Po çmëndem po çmëndem – dialogonte me veten.E kështu në këtë gjëndje gjysëm të dehur kishte shkruar tregimin e saja në ditarin e jetës , derisa një ditë në mesomoshë vendosi ta ndante me lexuesit e saj . E megjithatë ajo vendosi ta titullonte”

Hija e ndarjes që ngeli pas”, ajo jetoi mbas asaj dhimbje duke shikuar me optimizëm vetëm përpara . Mbante në shpirtin e zemër një shpresë si fanar që ndriçonte rrugën drejt dashurisë. Ajo ishte unike në llojin e saj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT