E premte, ditë lutjesh, zogjtë këndojnë,
pemët pranverojnë.
Një shi i butë shkëlqen mbi buzë.,
Në ballkon, djali përkëdhel vashën
me një puthje të ngrohtë në gushë.
Shfletoj një libër të shekullit të kaluar
që më merr në një botë tjetër.
Bota e dorës së praruar, kryevepër
Për një çast, si fëmijë,
ndjej veten duke jetuar aty.
O ditë që kridhesh,
a nuk e pe vashën ku mbeti?
Ka veshur këmishën e hënës,
në kërkim të dashurisë treti.
Njerëzit nuk tretin
në kërkim të dashurisë.
Ata refuzojnë prangat
që u vënë shpirtit
dhe muret e vetmisë.