Friday, October 18, 2024
BallinaVitrina e libritIsmail Xhaferi-KALON NJE VAJZE. NE BULEVARD

Ismail Xhaferi-KALON NJE VAJZE. NE BULEVARD

KALON NJE VAJZE. NE BULEVARD

Kalon nje vajze ne bulevard,
Me hap te lehte porsi nje flutur,
S’e di perse pa kete vajze,
Ky bulevard s’do ish i bukur!


Kalon ajo gati çdo mbremje,
Me gjoksin gjysme te zbuluar,
S’e di ne shkon per nje takim,
S’e di ne eshte e dashuruar!


S’e di nese pret ndonje djale,
Atje ne fund te bulevardit,
Ashtu sic pret nje luleshqere,
Te çeli ne fillim te marsit.


S’e di nga vjen, se di ku shkon,
Gjithmonë e qeshur dhe vetme,
Veç vjeshta nuk harron çdo mbremje,
Mbi floke te saj te hedh ca gjethe.


Ndërsa i shoh gjethet mbi supe,
Diçka e them me siguri,
Kjo vjeshte e bukur dhe kjo rruge,
Me te kane rene ne dashuri.


Kalon nje vajze ne bulevard,
Me hap te lehte porsi nje flutur,
S‘e di perse pa kete vajze,
Kjo vjeshtë s‘do ishte kaq e bukur!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT