Edhe sivjet njëri ndër destinacionet kryesor i kosovarëve. sidomos doasporës ishte Ulqini.
Turistët nga Kosova edhe këtë vit i prijnë listês së turistëve në Ulqin, të cilët janë mysafirët tradicional e besnikë të ulqinakëve.
Plazhet ndër më të veçantat me rërë në Evropë me një gjatësi rreth 15 kilometra tashmë janë të njohura për kosovarët.
Rreth 160 mijë turistë kanë qëndruar zyrtarisht sivjet në Ulqin ku kanë fjetur rreth 1 milionë netë.
Derisa ishin edhe qindra mijra të tjerë të cilët nuk janë regjisrtruar.
Gentiana Muçaj nga Organizata Turistike e Ulqinit tregon se nga data 01.05.2023 deri me 15.08.2023 në Ulqin janë të regjistruar 155 mijë e 913 turistë dhe janë të realizuara 842 mijë e 119 fjetje.
Sipas saj në krahasim me vitin e kaluar ka rreth 8.3% më tepêr turistë dhe 9.8% më tepër fjetje të realizuara.
Për sa i përket strukturës edhe sivjet në Ulqin prijnë turistët nga Kosova me 28%.
Pastaj vijojnë turistët nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina me 15%, Gjermania 11%, Maqedonia e Veruit 4%, Polonia, Zvicrra me 3%, Hungaria dhe Shqipëria 2%, pastaj Franca, Belgjika, Austria, Suedia etj.
