Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-..."Një reflektim për Jetën time atë mbrëmje vonë në lokalin...

Piro Millona Minella-…”Një reflektim për Jetën time atë mbrëmje vonë në lokalin buzë Bulevardit Kryesor të Elbasanit….!!!”

..Elbasani më ngjall brënda meje, më risjell atë çunakun që jeta e hodhi në rrugët e tij, isha vetëm një njezetëvjeçar në një qytet të madh të panjohur …

Mbeta jetim, iku Babushi pikërisht kur kisha nevojë për fjalën e tij, për forcën e tij, për mbështetjen e tij.

Por jeta kështu e ka.

Në këto kushte e rëndësishme ishte orjentimi im në Jetë.

Marrja përsipër e përgjegjësive që më sfidonte Jeta.

Sa me peshë mu duk fjala”Ti tani je Kryefamiljari”!!.

Unë, çunaku i sapo dirsur në mustaqe.

Kisha përgjegjësine e jetës të Nënës time dhe të motrës, por duhet edhe vetë të orjentohesha në këtë mister .

Në keto kushte e domosdoshme ishte të dilja nga mërzitja që më rrethoi ato dite të ftohtë shkurti.

E mundojmë veten tonë shpesh dhe edhe më tepër se sa duhet.

Më dukej vetja një fatkeq, por nuk besoja se e kisha provuar çdo të thotë fatkeqësi e vertetë.

Vonë shumë vonë e kuptova se fatkeqësi e vërtetë është të mos jesh i aftë si nga gjëndja fizike, që sheh shumë për rreth teje, ose pazotësia mendore për të arritur atë që e mendon dhe e dëshiron.

Mendova se Unë kam forca dhe vullnet dhe do të gjej mënyra për tu larguar nga ajo mërzi që më kishte pllakosur thellë në shpirtin tim.

Më vonë e pashë që kishte shumë mënyra dhe metoda për ta larguar atë mërzi.

Jeta e përditshme ka praktika të thjeshta. Po ti shikosh ato janë në të vërtetë vogëlsira të parëndësishme, por të tëra bashkë përbëjnë tërësoren. Ato vogëlsirat kanë ndikimin e madh dhe të fuqishëm në përmirësimin e gjëndjes tonë emocionale, të marrjes të atij burimi forcë e energjie të nevojshme për tu karikuar çdo ditë të jetës tonë.

Ku e shikoja Unë atë, një përqafim në mëngjes me Nënoken time, ose ajo puthja që më jepte në ballë Nënokja ime, para se të më përcillte për në punë çdo mëngjes.

Ajo fjalë e saj: “Ditën e mirë bir, kujdes” .

Mendoj se edhe mërzitja edhe lumturia bashkëjetojnë brënda nesh, nuk kane kuptim të mos jetojnë në çdo hap tonin. .

Nuk duhet të biem në prehërin e pezimizmit, por duhet të ruajmë dhe raporte të drejta midis saj dhe lumturisë.

Kushedi sa herë kam qarë ditët e para të humbjes të babit, kur kthehesha natën vonë të shtunave nga Universiteti dhe i bija mes për mes “Sportit të Vjetër”.

Por sigurisht që jeta ime është e mbushur edhe me plot ditë të lumtura, më ka bërë të buzëqesh të ndihem i lumtur!!

Jeta më dha kuptimin e saj se më mirë është që Unë si njeri ta zhvilloj atë në menyrën më të thjeshtë të mundshme, kurrë nuk kam patur lakminë e të qënit të pasur, të mos lejoj vetes time të përfshihem nga emocionet shumë të forta për të kërkuar që Unë të jem dikush, që nuk mund të jem realisht.

Ne gëzohemi, dëshpërohemi, qajmë, qeshim, në fund të fundit kjo është mënyra e të jetuarit……

Në fund të fundit kjo është Jeta një binom në raportet midis mërzisë dhe lumturisë.

“Kjo eshte jeta jone reale”……….

…Këto perceptova atë mbrëmje vonë në lokalin buzë Bulevardit Kryesor të Qytetit në vetminë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT