Milani ia ka nisur mbarë edicionit të ri në Serie A.
Kuqezinjtë triumfuan pastër në Renato Dall’Ara përballë Bolognas, për të regjistruar triumfin e parë në sfidën hapëse të sezonit 2023/2024, përcjell lajmi.net.
Mjaftuan shifrat e pjesëlojës së parë, 0-2, për të hyrë në radhën e skuadrave që kanë tri pikë pas javës së parë.
Kujtojmë, Giroud hapi serinë e golave në minutën e 11′, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Pulisic me një super-goditje, çoi rezultatin në 0-2.
Xhiron e ardhshme, Milani do të jetë nikoqir i Torinos, kurse Bologna i shkon skuadrës tjetër nga Torino, Juventusit.