Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritNamik Selmani-O xhubletë, bekim prej zotit!

Namik Selmani-O xhubletë, bekim prej zotit!

O xhubletë, bekim prej zotit!

Do mbledh delet pas një shtrunge
Të më japin lesh të butë.
Se do bëj xhubletë për nuse
me gaz zemrën do ua mbush.

Do mbledh lulet në çetina
më të rrallat që ka toka.
te xhubleta humbet stina
veç pranvera nusëroka.

Do prek drurët majë më majë
të bëj fyej e lahuta.
Kur nis vallja pale-palë
Të kërcejë guri nëpër gurra.

Do mbledh lulet gemb më gemb
dhe pse dora do gjakoset.
Mbi xhubletë do të gdhij netë
të gzoj sytë te një loke.

Të blerojë pisha në mal
Si Valbonë të bëhet zemra.
Të gëzojë kreshnik e zanë
Rroftë e qoftë nga mot xhubleta!

Moj xhubletë, kurorë e kombit
zbukurove historinë.
Je bekim ardhur prej zotit
që na shtove krenarinë.

Pranë saj krenohet plisi
Pasuri mbi pasuritë.
Të mos shuhet shqiptarizmi
ardhur tej, prej lashtësisë.

Botë e mbushur me çudira
Me pallate, shpella, dete.
Hesht e dehu nga lumnia
kur rri para një xhublete!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT