Mëngjeset,
I mora mbi shpinë
Me një barrë të rëndë,
Brengash
Të stampuara,
Në një pashaportë
Të skanuar ngjyrash
Të dala boje shpirtit
Që presin
Të shpejtojnë ikje
I mora me ngut
Minutat në nisje
Ti shpërndaj
Qiejve të botës
Në mungesë,
Harruar
Syve të mi
E më pas,
Të djersij kohën,
E të derdh lot
Çdo ditë,
Tek mjaftohem
Me një mesazh në smart
E në duar
Tënden fotografi