Monday, June 30, 2025
BallinaVitrina e libritSahit Shala-BIJE TE SHQIPES

Sahit Shala-BIJE TE SHQIPES

Prej golgotës te rilindja,
Ditë t‟ vështira, lotë e gjak
Kem sa shumë, që s’iu mbush mendja,
Mbetëm ndarë e mbetëm pak.

Se n ‘mos do për t‟ ma mbushë mendjen,
Pa më thuaj, për ku jem‟ nisë?
Desh e çjerrim, njeri- tjetrin,
Duke u thirrë n ‘ditë të Lirisë!

Me skamnorë janë mbush kalldrëmet
E sakaqet, punëtorë krahu.
Fjalë të ëmbla e sa të rreme,
Asnjëherë nuk mbushet barku!

Si t‟ mos flasim për këta burra
Me stomakun njëmijë okë?!
Flasin, rreptë, madje me turra,
Me ta mbush mendjen në kokë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT