Saturday, July 27, 2024
BallinaKulturëDevolli shkëlqen në Festivalin Ballkanik të Folklorit

Devolli shkëlqen në Festivalin Ballkanik të Folklorit

Përgjatë datave 26 dhe 27 Gusht, çeli siparin edicioni i parë i “Festivalit Ballkanik”, në Prespë dhe Follorinë të Greqisë!

Parada e ansambleve folklorike nga Greqia,Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Serbia përcollën një atmosferë të mrekullueshme me prezantimin e folklorit dhe veshjeve tradionale të trevave të tyre.
Grupi i valleve të Qendrës Kulturore,Bashkia Devoll, me koregraf z.Sokol Çeka dhuruan spektakël të jashtëzakonshëm me kostumet dhe performancën e tyre për të ftuarit dhe pjesëmarrësit.

Grupi i valltarëve tanë, në fund të këtij aktiviteti u vlerësua me “Çertifikatë Nderi” nga organizatorët.

Ky festival pati si qëllim të sjellë traditën e popujve fqinje përmes valleve, muzikës dhe kërcimit duke lidhur dhe forcuar ura miqësie mes vendeve!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT