MOS MË LER NË HARRESË
Mos më ler në harresë
Mos,
Në djerrina të tretuna
Kohësh pa mëshirë
Mos ma bridh durimin
Pupthi
Mbrapshtitë,
Po na sosin vitet
Po luajnë lojën e kujtesës,
Besoj që e sheh
Kthehu pas në kohë
Udhëve të shpirtit shih
Më shih mirë,
Se aty jam unë,
Unë moj,
Unë
Se jam gjaku yt,
E po të kujtoj,
Po ti?
Largesat,
Do tê zverdhin zemrën
Pak nga pak,
E pikë për pikë,
Bashkë me gjethet
Vjeshta do e zhbjerrë,
E do e tresë larg,
Atje,
Në kopshtin e fminisë
Kujdes veç,
Do ta shkelin mallin tim
Kush e di se kush?
Ruamë se më ke sy moj,
Ruamë
Eja,
Merrmë dhe në ëndërr
Qaj edhe për mua
Se nuk është mëkat
Shpirtin ,
Ta thërmosh nën vaj
Kur dhemb
Dhe çomë atje larg,atje
Atje,
Ku gjaku na thërret
Edhe qajmë e qeshim
Sa të duash ti,
Gjithë natën e lume
Deri në mëngjes..