Monday, November 11, 2024
BallinaNgjyra jeteLiria?! Iluzioni i lirisë dhe tranzicioni i pafund...--Mevi Rafuna

Liria?! Iluzioni i lirisë dhe tranzicioni i pafund…–Mevi Rafuna

Rrugëtimi shpirtëror i një individi nuk është i lehtë! Religjionet monotesite na kanë mësuar ta duam Zotin më shumë nga frika. Frika ndaj të panjohurës, frika ndaj mëkatit, frika ndaj ndëshkimit… Frika e ka dominuar dashurinë për jetën dhe për Zotin, frika ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë njerëzit nën kontroll.

Këta individë të shumtë të kontrolluar me idenë e frikës është shumë lehtë të kontrollohen përmes idesë së pushtetit politik. Këta individë të shumtë të kontrolluar që dikur shumica nënvetëdije protestonin kundër pushtuesit serbë me parulla, “liri, demokraci” pas luftës shumica nënvetëdije e humbën lirinë.

Krijuan Iluzionin e Lirisë në të cilin edhe sot jetojnë dhe për të cilin kërkojnë faktorë dhe fajtorë. Pas luftës liria e popullit u uzupua. Doli një grup dhe u thirren mbi të “drejtën e çlirimit” ata ja dhanë vetes të drejtën ta përcaktojnë jetën dhe Ardhmërinë tonë për dekada të ardhshme.

Të marrësh fatin e një populli në dorë kur je i paditur dhe pa njerëzi është delir i marrëzisë. Të jesh i ditur por të punosh me egoizëm për të keqen, nuk je i arrirë por je njeri i keq.

Kështu,- falë veprës së tyre ku vlerat u shndërruan në anti vlera, ku të jesh njeri i mirë dhe t’i qasesh jetës publike ishe i humbur u krijua një grupacion që ditën shaheshin mes vete dhe natën i ndanin pushtetet.

Vlera e intelektualit humbi dhe vendin e tij e zuri servili i devotshëm partiak- politik! Zërat kritik u shuan, të menduarit e arsyeshëm nuk u mor në konsideratë dhe gjumi i arsyes lindi përbindësha do të thoshte piktori spanjoll Goya.

Tani, në opinionin publik ata që ishin servil të devotshëm dikur flasin, shkruajnë dhe japin këshilla si të dilet nga kjo situatë.

Pasi, na shpërndanë si zogjtë e qyqes nëpër botë dhe fëmijet që lindën në luftë dhe pas lufte u shndërruan në emigrantë më thoni cila është e arrira më e lartë e kësaj klase politike- pozitë opozitë.

Ndërsa, populli i humbur pret shpëtimtarin! Thuaj se askush nuk reflekton… dhe ideja e frikës ndaj pushtetit është futur në shpirtrat e njerëzve. Kush do e shënoj fundin e tranzicionit?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT