Friday, November 22, 2024
BallinaSportKurti e Çeku u shkojnë në hotel futbollistëve të Kosovës: E keni...

Kurti e Çeku u shkojnë në hotel futbollistëve të Kosovës: E keni shtetin prap

Pak ditë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në Prishtinë, e vlefshme kjo për kualifikimet për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, Kombëtarja e Kosovës ka nisur me përgatitjet dhe stërvitjen e saj.
Lojtarët e kombëtares sot janë vizituar në hotelin ku po qëndrojnë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku.

Ky i fundit u ka thënë atyre se në këto ndeshje, por jo vetëm, duhet ta dinë që përfaqësojnë më shumë se sa një ekip ose një sport dhe se prapa tyre e kanë gjithë mbështetjen e shtetit, raporton KosovaPress.

“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka edhe kjo ndeshje, por edhe ajo e radhës. Ne jemi këtu për t’ua ofruar të gjithë mbështetjen si institucione, si shtet jo vetëm zyrtarisht por edhe moralisht, me zemër. Kështu që e keni gjithë shtetin prapa, gjithë shoqërinë prapa dhe jemi të gjithë me ju, kështu që dijeni që po përfaqësoni shumë më shumë se sa një ekip ose një sport edhe me gjithë zemër do të jemi me ju në dy ndeshjet e ardhshme, por natyrisht edhe më shumë se kaq”, ka thënë Çeku.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT