Tuesday, October 3, 2023
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-MESAZH

Valbona Kolaveri-MESAZH

MESAZH

E pres mesazhin tēnd,
Çdo çast

Tek lexoj nën zë
Nxitimthi,
Mekem
herë herë të flas

Imazhi yt
Më thërmohet çikë çikë
Zemrës,
Ndër fjalë

Dhe më bren
Kjo largesë
Më dërrmon

Dhe kuptoj
Që të kam,
Dhe s’të kam ,
Ndërkohë

E shpirti për këtë
Më digjet,
E më vrullon
Me hov

Dhe kur dy tri gërma
Rreshton ngadalë,
Ditën ma vesh me diell
E kur s’më shkruan
Natën ma zhvesh nga ëndrrat

Një zemër të dërgoj
Me sy
Dhe dy tri lot
Ti nuk i sheh
Janë fshehur
Diku aty për ty

Krahët më thyhen
Si një zog kur bie
Kur s’më shkruan
Nga angështitë

E pres
Teksa sytë
Më bëhen ujë
Ndërkohë,
Ngado më duhet
Të të gjej
E të lyp

I lexoj poezi çdo rresht
Në shpirt
Edhe pse s’rimon
Asnjë fjalë,
Asnjë fjali

Ashtu butësisht
I ndiej
Edhe i lexoj sërish
E sërish,
E çdo qelizë imja
Më mdrin

Sikur ta dish
Sa më mungon,
Malli më lexohet lehtë
Sakaq ,tek thellë frymoj

Edhe nëse
Tjetër gjë shkruaj,
Aty për aty
Mëndjen tek ti e kam.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT