Zemra ime
Zemra ime , morfi reje
E pa gdhendur, re amorfe
Me një shpirt, që rend pas teje
Dhe një penë , sipër një strofe.
Ecejake, duna- duna
“Zeje lumi , të pagdhendura”
As që nuk u prishet puna
Jemi re thonë , re të çmendura…
Retë e bardha si pambuku
Çifte – çifte dashuruar
Pa adresë, si kukuruku…
Nëpër qiell udhëtuar.
Tufa- tufa , vjeshtës prore
“Kaçurrelse , dele rud”
Re të ngjashme me flokë bore
Që kur qajnë, zhvishen nud.
Zemra ime, morfi reje
E pa gdhendur , re amorfe
Me një shpirt ,që rend pas teje
Dhe një lot sipër një strofe.