Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritImer Hysa-MOSMIRENJOHËSIT

Imer Hysa-MOSMIRENJOHËSIT

MOSMIRENJOHËSIT

Rrallë e më rrallë tani më kujtohesh
dhe pse s’takojmë, aspak s’ma ndjen,
tashmë je në thesin e mosmirnjohjes
me ata që thuhet rëndom “ç’ua fishkëllen”.


Nuk ishte e thjeshtë, aspak e lehtë
ti kthesh shpinën dikuj që të shitej mik,
por ndodhka kjo, jo rrallë në jetë
kur miku që s’njeh respekt u lërka të ik.


Miqësitë për çudi ngjakan me pemët
pasi rritën, prodhojnë mirësi si fruta,
paska nga ata që u krasiten degët
që përjetë kurora tu anojë nga e bukura.


Rrallë e më rrallë tani më kujtohesh
dhe pse s’takojmë, aspak s’ma ndjen,
kur kishe nevojë si qen më lasdroheshe
nga pema e miqêsisë të krasita si degë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT