Monday, December 23, 2024
BallinaLajmeRasti tragjik në Abri të Drenasit: Ky është personi qe u gjet...

Rasti tragjik në Abri të Drenasit: Ky është personi qe u gjet i vdekur në një bunar në pyll

Pas disa ditësh është gjetur pa shenja jetë një person nga fshati Abri e Epërme e Drenasit, i cili ishte shpallur i zhdukur që disa ditë dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij. Fatkeqësisht ai u gjet i vdekur në një bunar në fshatin e pyllit, raporton portali rajoni.org.

Burimet e portalit rajoni.org kanë bëre me dije se bëhet fjale për I. Sylka. I ndjeri ishtë ish- i burgosuri i burgjeve të Dubravës e Nishit në vitin 1999 ku edhe ku i mori trauma psiqike nga torturat që paramilitarët serbë ushtruan ndaj tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Vdekja e të ndjerit nga policia po cilësohet si e dyshimtë, për çka tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit./Rajoni.org/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT