Tuesday, February 4, 2025
BallinaLajmeGuri i Nënës Pashke dhe lokali “Panda” futen në listën e trashëgimisë...

Guri i Nënës Pashke dhe lokali “Panda” futen në listën e trashëgimisë kulturore

Guri i Nënës Pashke dhe lokali “Panda” në Pejë, janë në mesin e aseteve që i janë shtuar Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, ka njoftuar kryeministri Albin Kurti në Facebook.

Pos tyre, ai ka njoftuar se në këtë listë janë shtuar edhe Spitali Ushtarak i Gradicës, Përmendorja e Minatorëve, Xhamia e Sfircës, Varri i Don Mikel Tarabulluzit dhe afreskat romake të Dresnikut. Janë 23 asete që i janë shtuar listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, ka thënë Kurti.

Përfshirjen e grupit të Nënës Pashke në këtë listë, Kurti e ka cilësuar si hap të domosdoshëm.

“Kujtimi për vetëflijimin e Nënës Pashke dhe guri që simbolizon aktin e saj do të jenë në përkujdesje shtetërore. Përfshirja në listën e trashëgimisë kulturore, në kategorinë ‘shpirtërore’ ishte hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes përfundimtare për Gurin përkujtimor të Nënës Pashke. Më të mirin rrëfim për Pashke Krasniqi Markaj deri sot e ka bërë shkrimtari ynë Ag Apolloni në dokuromanin e tij ‘Një fije shprese, një fije shkrepëse’”, ka shkruar Kurti në Facebook.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT