Wednesday, February 5, 2025
BallinaSportSylvinho para ndeshjes me Çekinë: Kemi edhe tre finale

Sylvinho para ndeshjes me Çekinë: Kemi edhe tre finale

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho ka mbajtur konferencë për media para ndeshjeve të tetorit.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit tetor, ku fillimisht përballet me Çekinë në  “Air Albania” në kuadër të ndeshjeve kualifikuese Euro 2024, derisa “Kuqezinjtë” zhvillojnë edhe një miqësore me Bullgarinë, shkruan lajmi.net.

Ndeshjet e mbetura, trajneri i ka cilësuar si finale.

“Ne akoma nuk kemi nisur grumbullimin, ndoshta që nga e diela do kemi lojtarët, të hënën kompletohemi dhe do kemi mundësi të flasim për shumë gjëra. Kjo nuk është një ndeshje ku mund të themi do luani më shumë në sulm apo mbrojtje por për 90 minuta duhet të luajmë dhe në sulm dhe në mbrojtje është një ndeshje që kërkon shumë energji dhe impenjim, por do ta shohim. Kemi edhe tre finale para dhe duhet të japim maksimumin”, tha ai.

Sylvinho ka folur edhe për kualifikim e mundshëm.

Llogaritë bëhen në nëntor, është një grup i vështirë dhe i ekuilibruar. Nuk është e lehtë. Në këtë moment nuk mund të bëhen llogari, në nëntor po. Është një ndeshje e vështirë, do të luajmë para njerëzve tanë në një atmosferë të nxehtë dhe të vështirë. Mund të ndodhë gjithçka, kemi kampionë në fushë. Kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën, por nuk e dimë. Një ndeshje e vështirë që zgjat 90 minuta dhe duhet ta përgatisim mirë, por llogaritë në nëntor”.

Trajneri po ashtu ka dhënë një përditësim në gjendjen e Ardian Ismajlit.

“E kemi monitoruar Ismajlin, ai ka pësuar edhe një dëmtim tjetër gjatë një ndeshje me Interin së fundmi. Ne nuk jemi te Empoli që ta dimë saktë çfarë ka ndodhur, në flasim me klubin e mjekët, tani por presim për të gjitha vizitat dhe analizat që do të kryejë sot. Është lojtar i rëndësishëm, titullar i Shqipërisë, nëse nuk do ia dalë dot do e zëvendësojmë, pasi kemi lojtarë të tjerë që janë të gatshëm. Megjithatë me këtë listë që kemi bërë jemi gati dhe me kaq nuk kemi probleme.”

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit tetor, me Republikën Çeke në “Air Albania” më 12 tetor, për kualifikueset Euro 2024 dhe më 17 tetor do përballet në një miqësore me Bullgarinë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT