Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-BARDHËSI

Valbona Kolaveri-BARDHËSI

BARDHËSI

Këmbëkryq i ulem vetes,
Bash si burrat e motìt
Odave të shpirtit

T’kuvendoj baladash,
Si plisat e mençur,
E të paqtoj kodet e zemrës

Dhe t’mos lëndoj
Askënd,
Udhëve të fjalës

Sepse miqtë
I dua të ëmbël,
Si mollët

Erëmirë e të bukur,
Ku veç stinët
Kanë kapriçot

Qëndisinash të shpirtit
Që lulojnë bardhësi,
Pranvere

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar