Friday, November 22, 2024
BallinaSportBarça do t’i blejë Cancelon e Felixin vetëm me një kusht!

Barça do t’i blejë Cancelon e Felixin vetëm me një kusht!

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur për dy përforcimet e fundit që i bëri gjiganti katalunas në afatin kalimtar të verës, Joao Cancelon e Manchester Cityt dhe Joao Felixin e Atletico Madridit.

Ata janë huazuar në “Camp Nou” dhe kreu i klubit “Blagrana” thotë se ata do të mbesin në këtë klub më gjatë vetëm me një kusht, shkruan “Gazeta Express”.

“Nëse João Cancelo e João Félix vazhdojnë të luajnë në nivel të njëjtë, ne do të përpiqemi t’i mbajmë ata”, deklaroi fillimisht Laporta për “Catalunya Radio”.

“Deco do ta menaxhojë këtë situatë. Unë dua që lojtarët top të qëndrojnë në Barça dhe mua më pëlqen shumë João Félix qe një kohë të gjatë”, përfundoi Laporta. /

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT