MË FAL
I paimitueshmi im
Të lutem më fal.
Unë kurrë nuk do ta mohoj dashurinë tonë.
Të lutem më vështro
dhe keq mos rri!
Nuk do të doja të ndahesha kurrë nga Ti
sepse ishte thjesht një keqkuptim
pra mos më fajëso mua!
Asnjëherë lumenjtë nuk rrjedhin mbrapsht
ji vetvetja pa trishtim!
Ti je lulja ime e denjë
le ta rikthejmë sërish dashurinë.
Eralieva Umutkan Polotovna ka lindur më 12 korrik 1968 në fshatin Kok – Zhar, në rrethin Nookat, rajoni Osh (Kirgistan), me prejardhje nga një familje intelektualësh. Ajo është poete, shkrimtare, gazetare dhe përkthyese. Polotovna është operatore mjaft e vlerësuar kulturore në Republikën e Kirgistanit. Duke qenë një studente e shkëlqyer e arsimit të Republikës së Kirgistanit, ajo është vlerësuar për përkthimin më të mirë të gjuhës kirgize me medaljen “Gjuha Kirgize” nga Komisioni Shtetëror, personalisht nga Presidenti i Republikës së Kirgistanit. Ajo u nderua gjithashtu me Certifikatën e Nderit të Jogorku Kenesh të Republikës së Kirgistanit. Umutkan Eralieva është anëtare e Unionit të Shkrimtarëve të Republikës së Kirgistanit, Unionit të Gazetarëve të Kirgistanit, Unionit të
Shkrimtarëve të Amerikës së Veriut, të Shoqatës Krijuese Euroaziatike (Londër), gjithashtu është Drejtore e Organizatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve dhe Artistëve Ciesart në Barcelonë për Kirgistanin, Anëtare e Platformës Ndërkombëtare Letrare Eliasshagar World në Maqedoni, Akademikee Akademisë Alegro në Brazil, Redaktore Letrare e Revistës Ndërkombëtare në anglisht” Kavya Kishore “(Bangladesh), e Revistës Color “Lumunance”, e Revistës amerikane “WORDSMITH International EDITORIAL” (“Botim Ndërkombëtar Botëror”) në Florida, Drejtore e Revistës Ndërkombëtare SKILARK Poetry International (SPI – Bangladesh) në Kirgistan. Umutkan Eralieva është fituese e më shumë se 250 çmimeve ndërkombëtare dhe autore e dhjetë librave. Veprat e saj janë përkthyer në më shumë se 65 gjuhë dhe janë botuar në antologji të shumta ndërkombëtare, gazeta, revista dhe faqe interneti ndërkombëtarë. Ajo është e martuar dhe nënë e dy djemve dhe dy vajzave dhe gjyshe e tetë nipërve dhe mbesave.
Përktheu Angela Kosta shkrimtare, poete, përkthyese, eseiste, gazetare, Drejtoreshë e gazetës Dritare e Re dhe Zv. Drejtoreshë & Zv. Kryeredaktore e gazetës Albania Press.