Sunday, December 1, 2024
BallinaSportBallkani mposht Dritën, fitojnë edhe Malisheva dhe Gjilani

Ballkani mposht Dritën, fitojnë edhe Malisheva dhe Gjilani

Ballkani e ka mposhtur Dritën, me rezultat 1-0, të mërkurën në kryendeshjen e javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi i Kosovës dhe gjilanasit u përballen sot në Suharekë, në sfidën kryesore të kësaj mesjavë, ndeshje kjo që prodhoi duel interesant, edhe pse u shënua vetëm një gol.

Ishte Lumbardh Dellova, i cili në minutën e 36-të shënoi një supergol për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës.

Nikoqirët përmes sulmuesit Hamidi shënuan edhe golin e dytë, por që u anulua nga VAR.

Pas kësaj fitore, Ballkani forcon kreun e tabelës me 29 pikë, shtatë më shumë së Drita e cila renditet e dyta në tabelën e Superligës.

Me rezultat minimal ka fituar edhe Malisheva ndaj Prishtinës, ndeshje kjo e luajtur në “Liman Gegaj” të Malishevës. Golin e fitores për skuadrën vendase e realizoi Ilir Mustafa nga penalltia në minutën 85-të.

Malisheva pas kësaj fitore, ka 16 pikë aq sa ka edhe Prishtina në mesin e tabelës.

Pikët e plota këtë mësjavë i ka arkëtuar edhe Gjilani që para tifozëve të tyre mundi Feronikeli ’74, me rezultat 2-0. Redon Ismaili (44’) dhe Nasko Milev (63’), shënuan nga një gol për fitoren tejet të rëndësishme të gjilanasve, të cilët tani kanë 14 pikë në vendin e gjashtë, kurse, Nikli është në pozitën e tetë më tri pikë me pak.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT