BOTA
Fund bota do të ketë vallë?
Thonë se në këtë apo atë vit
Do të përmbyset
Por a nuk po kuptohet
Se përmbysur është tashmë?
Përveç ligësisë që njerëzit në shpirt kanë
Asnjë ligj natyre nuk e përmbys botën mbanë:
Djali vret babanë
Nëna birin e saj
Në sy të shohin njerëzit
shpirtin përdhosur kanë
Toka?
Kurrë ndonjëherë nuk do të fundoset
Sepse mbi të jetojnë kanibalë
hiena, apo ç’dreqin janë,
të cilët njeriun e mirë fundosur kanë.
E pra s’besoj se bota fund do të ketë
Përderisa njeri – tjetrin
Njerëzit tërheqin zvarrë
Si të leckosurit, ashtu edhe të dhjamosurit
Dikush për të grabitur
dikush për të vrare
Njësoj përmbi këtë tokë janë.
Përskuqur sytë nga makutëria
ferrin nxirrosur në shpirt kanë.
Vrapojnë, shkatërrojnë, lëshojnë veç flakë
Ua kalojnë dhe bishave qe kafshë janë.
Se kështu lindi e do të vazhdojë
Kjo botë e marrë.
Për të asnjëhere fund nuk do të ketë
Përderisa të pangopurit njëri – tjetrin
Të gjallë po hanë…
Pregatiti dhe redaktoi Angela Kosta shkrimtare, poete, përkthyese, eseiste, gazetare, Drejtoreshë e gazetës Dritare e Re dhe Zv. Drejtoreshë & Zv. Kryeredaktore e gazetës Albania Press.