Tuesday, October 22, 2024
BallinaLajmeDyshohet se ka bërë vetëvrasje afaristi Lulzim Kryeziu

Dyshohet se ka bërë vetëvrasje afaristi Lulzim Kryeziu

Afaristi Lulzim Kryeziu dyshohet se ka bërë vetëvrasje të enjten pasdite në fshatin Mleqan të Malishevës.

Kryeziu, pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer në një objekt biznesi familjar.

Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten, raporton Paparaci.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi policor tha se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Paparaci, ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Hekuran Batusha, i cili ka thënë se është në pritje të informatave për rastin nga prokurori kujdestar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT