Saturday, July 27, 2024
BallinaSportReal Madrid befason, po bëhet gati ta shesë top lojtarin në janar

Real Madrid befason, po bëhet gati ta shesë top lojtarin në janar

Real Madridi po bëhet gati ta shesë top lojtarin në janar.

Real Madridi është duke planifikuar disa transferime në janar, por me prurje të reja, pritet të ketë edhe largime.

Klubi spanjoll është gati të shesë Ferland Mendyn, raporton Jorge Picon i Relevo.

Klubi nuk është i bindur për paraqitjet e lojtarit dhe lëndimet e përsëritura

Francezi nuk po shtyn për largimin e tij. Ai është i lumtur që do të qëndrojë me bardhezinjtë.

Disa klube i janë drejtuar mbrojtësit të majtë, por oferta e vetme deri më tani ka ardhur nga Arabia Saudite.

Real Madrid thuhet se synon të nënshkruajë me Alphonso Davies verën e ardhshme. Superylli kanadez ka të ngjarë të jetë mbrojtësi i parë i majtë sezonin e ardhshëm. David Alaba dhe Fran Garcia pritet të qëndrojnë përtej këtij edicioni.

Ferland Mendy ka bërë 7 paraqitje për Real Madridin këtë sezon, shumica prej tyre si titullar në La Liga.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT