Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritElvira Zeneli-RINA-SHKRINA

Elvira Zeneli-RINA-SHKRINA

RINA-SHKRINA

Mos ki frikë të vish
e të ndalosh te vendi ynë!


Sa herë më premtove se do vije
e une do rendja si e marrë drejt teje,
në planetin tonë të shkruanim
simfoninë e dashurisë!


Ti e braktise këtë tunel të lumturisë,
O ti, mëkatar i dashurisë,
vrasës i saj!?


Në vend që ta ushqeje me pikën e vesës,
e thave në akullin e largësisë,
në Ferrin e Dantes e dogje!


Rina-shkrina më trete,
vlagën e dikurshme ma thave,
ma hoqe!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT