Saturday, June 28, 2025
BallinaSportMedalje e bronztë evropiane për Akil Gjakovën

Medalje e bronztë evropiane për Akil Gjakovën

Akil Gjakova ka arritur suksesin e radhës, duke e fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos.
Gjakova mposhti Lasha Shavdatuashvili të Gjeorgjisë në repesazh, shkruan lajmi.net.

Kjo medalje ishte e katërta për Kosovën në Evropian, i cili është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës.

Gjakova, i cili po garon në kategorinë deri në 73 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në luftën e dytë mposhti xhudistin serb, Bagajev Bajsangur.

Xhudisti kosovar mposhti xhudistin nga bullgaria, Mark Hristov në raundin e tretë.

Por, ai u mposht me Ippon nga Petru Pelivan i Moldavisë

Akili tani i ka dy medalje evropiane në kategorinë deri 73 kg.
Sot garuan edhe Laura Fazliu, e cila po ashtu fitoi medaljen e bronztë, si dhe dhe Loriana Kukua, por kjo e fundit është eliminuar në raundin e tretë.

Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT