Wednesday, October 23, 2024
BallinaVitrina e libritRizah Reshani -VARGJE ME ÇAKMAK

Rizah Reshani -VARGJE ME ÇAKMAK

Si flaka me zjarrin kur ishin pranë
Jeta dhe vdekja. atë pranverë zjarr
Natën kur gjethet vallëzonin përbri
Vjersha shkruaja në Petrovë si Naimi me qiri.


Selimi qiririn ma mbante, çakmakun si kandil
Cigare me duhan të sertë, kaçakçe më dridhte
Si në odat e Robojve dikur babë Hakia.
I botojmë vjershat, thoshte, veç le të agoj liria!


Shko në shtëpi, çmallu pak, Selim!
Afër e ke, nëna, gruja, të presin fëmija.
Jo, thoshte ai, nuk çmallem unë!
E shokët të digjën, të tretën nga nostalgjia

.
Mëngjesi shpesh na gëdhinte mbi letra
Ai në tranzistor lajmet dëgjonte për Marshimin
Unë vargje të përziera me himne shkruaja.
Veç granatat dellin e muzave na e shkrinin!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT