Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritAnila Toto -Femra

Anila Toto -Femra

Femra

Vij nga burgu i një vetmie të pashpresë
E ti, miliona km larg meje dhe historisë
Prijësi im në luftëra pa shpatë a helmetë
Ushtar i kurajës, sedrës, famës dhe lirisë!


Sovranët gjakftohtë fitojnë luftëra të mëdha
E shkruajnë për historinë të mëdha epoka
Vdesin penduar që derdhën kaq shumë gjak
Me fëmijët e gratë që u lotojnë tek koka.


Kam njohur një zonjë, me sy si vetmia
Ata sy, akoma tek unë sot jetojnë të gjallë.
E mbetur vejushë që në rininë e dashuria
Dyzetë vite zi, dyzet vite lot dhe mall!


E butë ndjenja e parë e tij dhe kaq e brishtë
Shpirti djaloshar para ndjenjës bëhet vesë.
Tërhiqet e heshtet për rritjen e burrërisë,
Guxon të lëndojë e te lendohet te presë!


E themi se dashuritë e mëdha janë legjenda
Nga rinia nga ndjenja, thyejnë tabutë e liritë
Pastaj mbesin vraga, si dhimbje të heshtura
Përderisa gratë ngjasojnë me perënditë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT