Stadiumi “Fadil Vokrri” në kryeqytet është arenë e derbit rajonal nga ora 19:00, shkruan lajmi.net
Sfida mes Prishtinës dhe Llapit është në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit kosovar.
Fitorja është opsion për dy skuadrat, me Prishtinën që me një triumf eventual ngritet në pozitën e katërt, ndërkohë me Llapin që në rast të tre pikëve të plotë e kalon Dritën dhe renditet në pozitën e dytë.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Nika, Pefqeli, Islami, Hyseni, Kryeziu, Muja, Sinani, Bytyqi, Useini, Kurtaj, Blesa.
Llapi: Avdyli, Jashari, Namani, Hyseni, Ramadani, Selimi, Krasniqi, Ahmeti, Blakçori, Musolli, Veliu.