BORXH I KAM KËNGËS
Kësaj kënge
Me dhimbje në kraharor
I kam borxh shumëçka.
I kam borxh
Një kështjellë me frëngji
Tek shikohet me dhimbjen
Pastaj flasin sy më sy.
I kam borxh zjarrin në votër
Krismën në t’lartin mal.
Zërin kumbues të kohës
Dashurinë që djeg si zjarr.
Një mendje më thotë
Borxhit s’i dal dot.