Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri -KA DITË

Valbona Kolaveri -KA DITË

KA DITË

Ka ditë,ku qeni ,
Që më vjen tek dera e shtëpisë
Më vështron ngultas
Me sy mëshirues ,dhe të përvuajtur

Dhe hera herës,
Më duket sikur në ata sy
Shoh sytë e tim eti
Që ka kohë që është në amshim

Sikur më zhbirojnë,
E më thonë,
Shpirti im
Nuk të thërret vetëm në ëndrra bijë
E për këtë,
Të shoh tek vuan

Hej zot,
Për vdekje i trembem vetes,
Nga mendime kaq të çuditshme
Por shpirti të tradhëtoka keqas

Nuk jam çnendur,
Veçse nuk e di pse më dhimbset ai
Mundem,edhe ta dëboj,
Por e ushqej,
Jo për dhembsuri,
Por,sepse e dua atë,
Madje më shumë se një njeri

Ai,aty rri çdo herë,
Me sytë varur peng tek unë
E çdo mëngjes ulërin gjithë gaz,
E më përcjell për punë,
Ndrërsa unë,
I gëzohem shpirtit të tij besnik
Që më përgjon hapat e mi ndër udhë

Ka ditë,
Ku përlotem tek rri
Aty,në qoshkun tim të poezisë,
Në një cep,ndanë divanit,
Se zë njeri,se kam zënë rrënjē unë,
Tavolina e punës
Është e vogël,sa për dy fletore
Që i marr e i hedh vazhdimisht mbi të
Tek shkruaj,rutinë e përditshme

Më ze trishtim për veten,
Jo për ditët që shkuan,
Ato si vajtoj më
Se unë,
Jetoj sot për sot,
Të ardhmes i shpresoj po po shumë,
Por të nesërmes asnjëherë nuk i dihet

E di që janë angështi kalimtare
Ku lufton me veten
Edhe që botës nuk i plas për ty,
E të duhet të zhbrazesh së qari
Aty për aty der të ngopesh,
Jo se qurravitem,
Jo jo,thjesht shfryj dufin

Ngrihem të nesërmen
Më e fortë,
Dua të dukem edhe më e bukur
Ndoshta,ashtu fashit dhembjen
Ndopak tutje

Ka ditë,
Që më vjen të ulëras,
Të ulëras aq fort,
Për poshtërsitë e paskrupullta
Që nuk kanë fytyrë,
E pas shpine të bëjnë pis,
Me baltë fjalësh, dhe të nxijnë lëtyrë

Ka ditë,
Që më vjen të zhdukem,
E të mos le gjurmë
Të bëj gjërat që dua,
Të mos përgjigjem për çdo gjë
Vetëm unë,
Unë,unë, më mërzit kjo pjesë
Mjaft më,u bë vërtet shumë

E thjeshtë fare
Të jem e liŕë,e lirë

Ka ditë,
Që dua të jem e padukshme
Të degdis dëshirash
Që shumë kohë s’munda ti kem
Se u desh në kohë harrimesh të vetes,
Ti marr kohë vetëm për të tjerë

Ka dit,
Që zemra më shkapërcen vëndit
Nga lumturia
Thërrmija të vogla çastesh
Që shkërmoqen para meje
Si shkreptimë fishekzjarresh

Dhe unë,
Mundohem ti mbledh ndër grushte
Si xixëllonjat në gusht
Më mjafton sikur qoftë edhe një
Që shkëlqimi i saj të më ndrijë në fytyrë nur.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT