Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -AGDRITA E VONË

Zymer H. Haliti -AGDRITA E VONË

AGDRITA E VONË

Dhe vjen një kohë e një çast
kur nga një ëndërr zgjohesh
e pyet vetën ç’fat
paskam pasur dhe kujtohesh.

Në ç’kohë të pakohë iku jeta
duke ngarendur hap pas hapi
i rashë në fund por ëndrrën s’e gjeta
dhe për një moment një e dridhur më kapi.

Sa shumë rrebeshe kaluan majet
dhe retë e zeza ktheheshin rëndë
shirat me stuhi përballin fatet
ëndrrave të blerta besë u kam zënë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT