NA LUMTURO NËNTOR
Na lumturo Nëntor, si në t’vjetrin
Që kur njerëzit e donin njëri-tjetrin,
Kur i dëshironin njëri-tjetrit gëzim të mirë
Po mos na këthe,në kohën ku s’ishim të lirë!
Na lumturo si n’kohën ku respektuam t’vjetërin
Ku njerëzit putheshin e përqafonin njëri-tjetrin
E kur bekimet ishin të gjalla edhe kishte mirësi!
Nëntor na përkujto kur lumturia ishte lumturi !
Na i përkujto gëzimin për miqësin e gjetur,
Edhe për diturin që ishim shumë të etur…
Mos na këthe në ditët kur ishm të shkelur
Po ti mbajm t’gjitha të shkruar në vepër !
Të nxitojm e mos ndalojm në errësirë
E t’shiqojm me dy syt atje në lartësinë
Mbi një yll që do ta bënin një dëshirë
E që të frymojm gjithëherë të lirë..!
Na gëzoni e lumturoni në këtë Nëntor,
E t’ju jemi mirënjohes në çdo ditë e kohë !
Që t’jemi vetëm të bashkuar dorë më dorë
Deri sa t’na vjenë ajo ditë e bardhë dhe orë!
Në ketë Nëntor ku Ne duhet festuar,
Ende ka kohë që duhet të reflektuar
Mos t’jetojm t’kaluaren në ankth e robërim..
T’shohim lindjen diellit sa më herët në agim!!