BUSTE PLUHURI
Gjuhë mëndjesh egoiste
Po përpijnë shpirt
I gllabëruan faljet kohëve
Ti fshehin,
E më pas,
Vrer ti vjellin fjalësh
Triumfit prej hiçit tu falen,
Busteve prej pluhuri
Harpojnë thikët
Ngjyer zeher,
Tua ngulin ditëve në zemrek
Tua çakordojnë orët,
Akrepat e lëvizjes po çmenden
Po e prishin ritmin e kohës
Rrotullimet ,
Drej kaheve të ëvizjes
Po shigjetojnë kah egos
Deri të stakojnë
Netësh të mpira dhembjesh
E kokëçarjesh.