Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritAsdreni-I DASHUR ATDHE

Asdreni-I DASHUR ATDHE

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhe,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhe,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT