Monday, June 23, 2025
BallinaLajmeEmmerson: Veseli me ka kërkuar që të bëjë të qartë se ai...

Emmerson: Veseli me ka kërkuar që të bëjë të qartë se ai nuk ka bërë asnjë pretendim kundër Halitjahës

Avokati i Kadri Veselit Ben Emmerson tha se klienti i tij i ka kërkuar që të bëjë të qartë publikisht se ai nuk ka bërë dhe nuk bënë asnjë pretendim kundër dëshmitarit Sadik Halitjaha.

“Zoti Veseli me ka kërkuar që ta bëjë shumë të qartë publikisht që ai nuk ka bërë dhe nuk bënë asnjë pretendim fare kundër këtij dëshmitari për çështje të cilat ne i përmendem dje”, tha Emmerson

Ndonëse Halitjaha dëshminë e tij po e vazhdon edhe sot, avokati Emmerson tha se nuk ka pyetje shtesë më për atë, raporton “Betimi për Drejtësi”, përcjell Klankosova.tv

Ndërsa, pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtroj mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe.

Ndërkaq gjatë dëshmisë së tij, të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës, dëshmitari Sadik Halitjaha tha se me porosinë e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson e ka quajtur të shantazhuar.

“Zoti Emmerson ka bërë një digresion kundër meje, si duket me ndikimin e Kadri Veselit, se ashtu erdhi ajo asistentja me një letër, ka thënë se unë jam i shantazhum se pasna pas dhanë një urdhër diku se me u vra një burrë e dy gra dhe koka anku se pse unë nuk kam avokat. Kisha dasht shkurt që të iu drejtohem kryetar i gjykatës e jo avokatit se ajo për mua ishte një thikë pas shpine, ai duhet ta sqaroj drejtë dhe të jetë fer dhe jo të jep goditje poshtë brezit. Të jetë le ta tregoj se ku është urdhri, ku e ka pa, ku e ka ni dhe ku eka atë kopje të urdherin”, tha Halitjaha.

Halitjaha shtoi se nuk mundet askush ta shantazhojnë atë dhe asnjëherë nuk ka qenë i shantazhuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT