Saturday, October 26, 2024
BallinaVitrina e libritLola Shehi -PO PRES…

Lola Shehi -PO PRES…

PO PRES…

Po pres të puthen akrepat
Rrahjet e zemrës,
Me tik taket e orës ti mas Ta shkundim ktë natë të përgjumur vjeshte
Ta bëjmë të flasë


Po pres fletën e kalendarit…
Që sfilon si vajzë pasarelash para meje
Po pres ta shkëpus, pastaj ta gris
Një tjetër ditë të re të rinis…


Po pres, të puthen akrepat me tërsëllim
Ta zgjojmë e çmendim këtë natë vjeshte
Qiellin që dremit ta ndezim gjëmim
Ta vrasim këtë heshtje që vret me heshtje…


Po pres, të rebelohen akrepat
Kapakun e kristaltë ta bëjnë thërrime
S`më bëhet vonë edhe në u thefshin
Me hapat e mi, e mas kohën time…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT