VJESHTË MBI VALË…
Vjeshtë mbi valë,
ëndërrat kriposur,
një heshtje e çalë,
brigjet…pllakosur…
Shteg kujtimesh,
ngecur…trishtimi,
kohë vyshkimesh,
shkumë…harrimi
…
Qiejtë zemëruar,
me plumb ngjyer,
brengë e paftuar
mall…i parrëfyer…
Vjeshtë mbi valë,
shteg-shtëngate,
një heshtje e çalë,
ndnjell krisë nate…