Wednesday, June 25, 2025
BallinaVitrina e libritArif Molliqi-JETA ËSHTË FOLJE DËSHIRORE

Arif Molliqi-JETA ËSHTË FOLJE DËSHIRORE

Nëse na duhet të jetojmë
qoftë edhe për një çast
një orë
ose një minutë…
atëherë na duhet kohë
për të dal nga baraka e ftohtë e refugjatit
ku liria është folje dëshirore
derisa presësh në radha të gjata për bukë
e mjeku s´të dëgjon
kur i thua se kam dhimbje koke
sepse nuk bëj gjumë
nga kollitja e fëmijëve
në dhomën tjetër të barakës
mbase edhe xhamat e dritareve
rrinë gjithmonë të plasaritura
për të hy dhe dal mërzia

Në azylamt* ta kujtojnë
së për një minutë
nuk numërohen të gjallët
as të vdekurit në detin e hapur
ku shpirtrat e kishin braktisur trupin
e jeta ishte folje dëshirore

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT