Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj -Në Tropojën teme , sa emocion

Bukurie Bucpapaj -Në Tropojën teme , sa emocion

Në Tropojën teme , sa emocion,

Nê damar tê zemrês mê flen Tropojë,
besa ky shpirt m’kjan pa za ,
Sa herë që vijë vajtoj me mallëlotë,
Kur takoj bashkvendasit motêr e vlla.


Ajër të paster mbushen mushkritë
Ashtu si bujaria e kësaj natyre,
Malsori Dardan këtu din me t’pritë,
Me aq dashni e respekt bijën e tyre.


Çdo pllamb toke mirëserdhe m’thot,
Çiko kurrë mos me na harrue,
Se ky dhe ashtë ma i shtrejti n’botê,
Tē lindi e tê rriti ,shpesh me na kujtue


Ndaj dhe gjumi m’u prish n’mesnatê,
Nuk mujta me prit me u ba mëngjesi,
pa i derdh ca fjalë dashnie n’varg,
Fjalët e shpirtit , jo fjalë poeti.


Se larg atdheut, malli dhimbjen treti.
Të dua Tropoja jeme kreshnike,
Kësaj bote të rreme asgja s’i mbeti,
Veç vargu për ty më ban aq fisnike.


Si natyre e bijtê e tu faqebardhê


Në zemër të ruaj si një thesar.
Sonte , paskam emocion bije,
Fjalët dalin bashkë me lotin ar,
Mikpritaja në breza të ka hije.


Se këto alpe të ashpra brendia atyre
Të burrëron e fisnikëron si za e melodi e pare
Tinguj , fyelli, lahute, çiftelie
Zbresin të pastra si ujvarat e drinit të bardhê.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT